Negociatat/ Komisioneri për zgjerim në BE Varhelyi vizitë në Tiranë
January 12, 2020
Komisioneri për Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi do të vizitojë Shqipërinë më 16 janar. Mësohet se Varhelyi, do të jetë në Maqedoninë e Veriut më 15 janar dhe një ditë më pas do të vizitojnë Tiranën.
Kujtojmë se politikani hungarez Oliver Varhelyi, që zëvendësoi Johannes Hahn është shprehur pro zgjerimit dhe hapjes së negociatave për dy vendet e Ballkanit.
“Të korrigjojmë gabimin e tetorit dhe në pranverë të 2020 të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, do të shprehej në fillim të dhjetorit Komisioneri europian. Ai ka deklaruar se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet për BE-në dhe për të personalisht.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments