×
Saturday, July 31, 2021

Ndërhyrja ruse në zgjedhje, Biden: E paralajmërova Putin, do të ketë pasoja nëse vijon

June 16, 2021

Nëse Rusia do të vazhdojë të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane do të ketë pasoja të rënda. Kështu u shpreh presidenti amerikan Joe Biden pas takimit prej 4 orësh me presidentin Putin në Gjenevë dhe pasi monitoroi nga afër konferencën për shtyp të homologut rus.

Rusia “po përpiqet me dëshpërim të ruajë pozitën e saj” si një fuqi botërore, thotë Biden. Humbja e këtij statusi do të jetë “çmimi që ata paguajnë” për ndërhyrjet e vazhdueshme.

“Ata nuk janë në gjendje të diktojnë atë që ndodh në botë”, thotë ai.

Sipas tij nëse lideri opozitar rus i burgosur Alexsey Navalny do të vdiste pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese.

E njëjta gjë vlen nëse Alexei Navalny vdes. Pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese, thotë Biden.

Në pyetjen e tij të parë nga gazetarët, Presidenti Biden është pyetur se çfarë ka bërë për të parandaluar ndërhyrjen e zgjedhjeve ruse në të ardhmen.

Eunews.al

Comments are closed.