NATO: Dënojmë “helmimin tronditës” të disidentit rus Navalny

03 Sep 2020 • 10:34
Shpërndaje:

 NATO ka dënuar “helmimin tronditës” me Novichok të disidentit rus, Alexei Navalny.

“Qeveria gjermane ka njoftuar se Navalny ka qenë viktimë e një sulmi me agjentin nervor  Novichok. Kjo është tronditëse dhe ne e dënojmë me forcë atë”, tha sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg në një deklaratë.

”Ka prova pa mëdyshje që disidenti rus Alexei Navalny u helmua me një agjent nervor kimik”, deklaroi dje zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

Reklamë Ola

”Ky është një përfundim i dalë nga testi toksikologjik i kryer në një laborator të veçantë të ushtrisë gjermane”, theksoi ai.

”Është një ngjarje tronditëse që Alexei Navalny është bërë viktimë e një sulmi me një agjent nervor kimik në Rusi”, tha Seibert duke shtuar se kancelarja Angela Merkel ishte  informuar për ngjarjen.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x