×
Wednesday, October 16, 2024

Michel: Pavarësia e BE-së nga gazi rus më urgjente se kurrë

March 8, 2022


Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se Bashkimi Evropian duhet urgjentisht të bëhet më i pavarur, duke pasur parasysh luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Michel tha se ai dëshironte të diskutonte reduktimin e varësisë së Evropës nga gazi, nafta dhe qymyri rus gjatë një samiti jozyrtar të BE-së që do të mbahet të enjten dhe të premten në Versajë afër Parisit.

Forcimi i aftësive mbrojtëse të BE-së dhe krijimi i bazave më të forta ekonomike janë gjithashtu të përfshira në axhendë.

“Në kuadër të ngjarjeve të fundit, është më urgjente se kurrë që ne të ndërmarrim hapa vendimtarë drejt ndërtimit të sovranitetit tonë, reduktimit të varësive tona dhe hartimit të një modeli të ri rritjeje dhe investimi”, tha Michel. /




Comments are closed.