×
Thursday, April 30, 2026

Dosja Partizani, Balla: “Berisha në bankën e të akuzuarve, ditë e madhe për Shqipërinë”

April 30, 2026


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga ambientet e Gjykatës së Posaçme, në lidhje me dosjen “Partizani”, deklaroi se i qëndron kallëzimit të bërë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai theksoi se fakti që një ish-kryeministër ndodhet në bankën e të akuzuarve e bën këtë një “ditë të madhe për Shqipërinë”.

Deklarata e plotë:

“Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë. Mendoj unë, mendojnë gjithë shqiptarët, që në bankën e të akuzuarve gjendet një ish-kryeministër, një ish-president për korrupsion. A kanë bërë politikanët korrupsion në Shqipëri? Padyshim që kanë bërë korrupsion. Dhe ajo që thamë në vitin 2016, kur miratuam reformën në drejtësi, me votën e të gjithëve, edhe me votën e atij që gjendet në bankën e të akuzuarve, që do të vijë një ditë në Shqipëri kur politikanët do të gjenden në bankën e të akuzuarve për korrupsion. Unë besoj se shqiptarët sot kanë më shumë besim te drejtësia dhe drejtësia është një institucion i cili po forcohet dita ditës. Ajo që mendoj unë që politikanët që vijnë këtu duhet qtë mbështesin drejtësinë, të mbështesin punën e lavdërueshme të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, të cilët po të çmontojnë korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri. 

Zoti Berisha ka zgjedhur mos të jetë i pranishëm sot. Keni një koment? 

Kush është ky?

Ju thatë që është një ditë e madhe për Shqipërinë për sa kohë që në bankën e të akuzuarve është Sali Berisha. A ndani të njëjtin qëndrim në kohën kur në bankën e të akuzuarve vjen Erion Belia, Belinda Balluku, për ato që janë të ngjashmit tuaj? 

Atëherë, po e them dhe njëherë. Që nga viti 1912, kur shqiptarët bënë shtetin e tyre të parë, Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër Europës sesa është sot. Dhe arsyeja pse jemi shumë më afër Europës është reforma në drejtësi e cila ka rikthyer besimin tek drejtësia, një besim që nuk ka qenë asnjëherë, dhe se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër Bashkimit Europian, se institucionet e Bashkimit Europian konfirmojnë dita ditës që Shqipëria po bën hapa të lavdërueshëm, dhe t’ju konfirmoj se pritshmëria jonë që brenda vitit 2027 të mbyllim negociatat dhe brenda vitit 2030 në oborrin e Bashkimit Europian të ngremë flamurin kuq e zi është e vërtetë. 

Më pyeti zoti Rusta diçka. A i qëndroj kallëzimit tim se kjo ju intereson sot. 

Deklaruar i rremë, zoti Balla. Strasburgu është shprehur për zvarritje tetë vite të procesit?

Ah, po mirë ti Fatjon ti e paske për shkak detyrës. Atëherë, që ta dish ti. Edhe ju për shkak detyrës. Keto që i ke bankë të akuzuarve, më kanë kallëzuar mua për shpifje në vitin 2012. Pyetje, si e kanë fituar? Tani, një gjë është e sigurt. Këtij kallëzimi e kam sjellë me vete. I qëndroj fjalë për fjalë. Ky është rasti tipik i korrupsionit të zyrtarëve të lartë ku familjari jot shkon dhe u premton atyre që t’u kthehet prona, ua merr kontratën përpara me 5%, edhe 5% është korrupsion, sot po flasim për korrupsion. 

Do të flisni vetëm për kallëzimin apo do keni detaje përtej kallëzimit? 

Tani, më fal se ti je Anila, ti je sa unë politike, ti në gazetari. Unë do përgjigjem çfarë të më pyesin. Por i qëndroj kallëzimit tim. 

A duhet të përgjigjet drejtësia edhe për kallëzim të rremë sikur ka pasur? 

Po, patjetër, patjetër.




Comments are closed.