“Metodologjia e re e zgjerimit të BE-së, plan i besueshëm bazuar në meritat individuale”

04 Mar 2020 20:00
Shpërndaje:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u takua pasditen e sotme me ministrat e jashtëm të Polonisë Jacek Czaputowicz, të Letonisë Edgars Rinkēvičs, të Lituanisë Linas Antanas Linkevičius, si dhe me zv/ministrin për Çështje Evropiane të Estonisë Märt Volmer.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shpreh
mirënjohjen ndaj Polonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë për mbështetjen që i japin Shqipërisë për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sipas Ballës, Komisioni Europian, përmes Metodologjisë së re të Zgjerimit, i ka ofruar vendeve të Ballkanit Perëndimor një plan të besueshëm në rrugën europiane dhe të bazuar në meritën individuale të seicilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Reklamë Ola

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Mirënjohje Polonisë🇵🇱, Letonisë🇱🇻, Lituanisë🇱🇹 dhe Estonisë 🇪🇪 për mbështetjen që i japin Shqipërisë🇦🇱për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian🇪🇺.

Reklamë InterMedika

Sot pasdite patëm mundësinë të takohemi me ministrat e jashtëm të Polonisë Jacek Czaputowicz, të Letonisë Edgars Rinkēvičs, të Lituanisë Linas Antanas Linkevičius, si dhe me zv/ministrin për Çështje Evropiane të Estonisë Märt Volmer.

Komisioni Europian, përmes Metodologjisë së re të Zgjerimit, i ka ofruar vendeve të Ballkanit Perëndimor një plan të besueshëm në rrugën europiane dhe të bazuar në meritën individuale të seicilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Europian përmes raportit të publikuar të henën rikonfirmoi vlerësimin e qartë se Shqipëria🇦🇱 dhe Maqedonia e Veriut🇲🇰 janë gati për të filluar menjëherë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian🇪🇺.

Metodologjia e re e Zgjerimit zgjidh gjithashtu edhe hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE, pozicioni i të cilave divergjoi mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Është tashmë në kredibilitetin e BE, që Këshilli Europian i fund-Marsit të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x