Lionel Messi pritet të rikthehet në skenën e ceremonisë së “Topit të Artë”, që do të zhvillohet më 26 tetor, këtë herë në një rol të veçantë.
Sipas gazetarit Juan Jesús, ylli argjentinas pritet të jetë i pranishëm në event dhe të ketë nderin t’ia dorëzojë trofeun fituesit të këtij viti.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social X, duke ngjallur interes për pjesëmarrjen e një prej figurave më të njohura të futbollit botëror.
Messi mban rekordin historik me tetë “Topa të Artë”, më shumë se çdo futbollist tjetër, dhe një paraqitje e tij në këtë rol do të ishte një nga momentet e veçanta të ceremonisë.
Megjithatë, organizatorët nuk e kanë konfirmuar ende zyrtarisht pjesëmarrjen e argjentinasit apo rolin që ai mund të ketë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve.


