×
Sunday, May 19, 2024

Mediat italiane jehonë vendimit të Kryeministrit Rama për dërgimin e 30 mjekëve dhe Infermierëve në Itali.

March 30, 2020


Mediat italiane i kanë kushtuar një hapësirë të zgjeruar vendimit të kryeministrit Edi Rama për të çuar në Itali 30 mjekë dhe infermjerë, të cilët do të shërbejnë krah kolegëve të tyre për t’i ardhur në ndihmë pacientëve të prekur nga Covid-19.

Prestigjozja e përditshme “la Repubblica” i ka dedikuar dy shkrime gjestit të Kryeministrit Edi Rama. Në shkrimin e ditës së djeshme gazeta thekson se “Në mediat sociale videoja e Kryeministrit të Tiranës, i cili dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në Brescia, është virale. Salvini gjithashtu e telefonon.” Sipas “ la Repubblica” adminirimi që rrjedh nga gjesti është e bipartizane, nga kryeministri Italian tek opozita dhe të gjithë spektri politik në vend. Ndërsa në një artikull të ditës së sotme të titulluar “Përralla e bukur e kryeministrit Rama”, gazeta e mirënjohur e nis shkrimin e saj me një ‘mea culpa’ të Italisë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve pasi sipas saj nuk ka pasur vetëm mikpritje ndaj shqiptarëve por edhe racizëm. Kjo ndihmë e kryeministrit është një thirrje kundër racizmit, dhe ‘ne nuk do të harrojmë, Edi Rama, që na ndihmon në një kohë kur amerikanët nuk na ndihmojnë  dhe na nihmon pak edhe Evropa” shkruan ndër të tjera “La Repubblica”. “Vetëm Shqipëria është një përrallë e pabesueshme me kryeministrin e saj që na falenderon dhe na vë në siklet: ndihma e tij e vogël e madhe është një mrekulli nga Zoti” e mbyll shkrimin gazeta e mirënjohur italiane.

Ndërsa “La stampa” e titullon shkrimin “”Virusi nuk ka nevojë për viza dhe nuk mund të hidhet në det”.

 “Edhe në metafora, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili dje goditi imagjinatën italiane me fjalët e tij të solidaritetit dhe dërgimin e tridhjetë vullnetarëve, përfshirë mjekë dhe infermierë, për të ofruar, nuk e tradhton dashurinë e tij për Italinë.” Janë këto fjalët me të cilat hapet shkrimi i gazetës italiane.

“Unë kurrë nuk kam parë të fitojë një luftë në mbrojtje, duhet sulmuar. Ky është një armik i vështirë, ne duhet të bëjmë si Milano i Arrigo Sacchi, të gjithë në mbrojtje dhe të gjithë në sulm. Kush luan luan vetëm humbet” citohet të ketë thënë Kryeministri Rama. Në intervistë kryeministri Rama thekson rolin e pazëvendësueshëm të Bashkimit Europian dhe thekson se ‘është e frikshme të shikosh vendet Europiane të mbyllin kufijtë” sepse jepet mesazhi që ‘nuk dijnë të luajnë së bashku”. Për sa i përket menaxhimit të pandemisë, për Ramën është e rëndësishme që të gjitha shtetet të koordinohen për të reaguar ndaj efekteve që pandemia ka në ekonomi.

“Il Messaggero” gjithashtu i ka kushtuar një shkrim gjestit human të kryeministrit Rama duke e krahasuar me mungesën e solidaritetit nga kombet më të fuqishme në Evropë Gjermaninë. Fjalët e kryeministrit shqiptar referohen nga 

Edhe gazeta “Il Giornale” i ka dedikuar shkrime gjestit të Kryeministrit. Ditën e djeshme dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve nga kryeministri shqiptar  e quajti ‘një gjest që lind nga Arti”. Duke bërë një rrugëtim të figurës së Edi Ramës si artist dhe politikan, “Il Giornale” vlerëson se videomesazhi i dhënë nga Kryeministri “ mund të ketë bindur edhe euroskeptikun më të madh, nëse do të ketë akoma në qarkullim pikërisht me fjalët: nuk jemi të pasur por nuk i kthejmë shpinën atyre që na kanë mirëpritur”. Gazeta e mbyll shkrimin e saj mbi gjestin fisnik të Shqipërisë duke dhënë një mesazh të forte “ të mësojmë edhe ne që të ndihemi më shumë mesdhetarë dhe më pak Evropianë”.

Ndërsa në shkrimin e sotëm “Il Giornale” e përshkruan kryeministrin shqiptar me cilësitë e një statisti global pikërisht për leksionin e madh që i dha Evropës dhe botës. Fjalët dhe solidariteti i kryeministrit shqiptar merr akoma më shumë vlerë kur vijnë nga një vend ‘që ka akoma hapur plagët e tërmmetit shkatërrimtar të vitit të kaluar”.

Në gazetën “ Secolo d’Italia” , redaksia e titullon shkrimin “ Evropa të marrë shembull nga Shqipëria e vogël” duke i bërë jehonë gjestit të Kryeministrit shqiptar. Edhe “La verità” e konsideron gjestin e kryeministrit shqiptar një leskion për “ të mëdhenjtë’ e Evropës. Për ‘La verità’ ka një “Evropë tirane dhe një Evropë Tiranë”pikërisht për të theksuar mungesën e solidaritetit dhe rregullave të forta burokratike të vendosura nga BE.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments