×
Friday, October 7, 2022

Me mbështetjen e Kuvajtit ndërtohet Qendra e re Shëndetësore në Peqin, Balla: I shërben 6 mijë banorëve të zonës.

December 9, 2020

6 mijë banorë të Njësisë Administrative Shezë, Bashkia Peqin, tashmë do të marrin shërbim shëndetësor në kushte normale, konform të gjitha standardeve mjekësore.

Falë bashkëpunimit me shtetin e Kuvajtit, po ndërtohen pesë qendra shëndrësore në Qarkun e Elbasanit, një ndër to në Shezë. 

Qendra Shëndetësore ekzituese ishte thuajse e rrënuar dhe e mbuluar nga lagështira, aspak e përshtatshme për të ofruar shërbim shëndetësor.

Kretari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla së bashku me përfaqësuesin e familjes dhuruese Imad Al Haxheri, deputetin Florenc Spaho dhe Kryetarin e Bashkisë së Peqinit Florenc Tosku panë nga afër përfundimin e punimeve ndërsa vlerësuan dhuratën e bërë nga vendi mik.

“Dua t’i shpreh mirënjohjen mikut nga Kuvajti i cili mirëpriti kërkesën tuaj dhe tonën për rikonstruksionin e kësaj qendre shëndetësore.
Ky investim ishte bërë i domosdoshëm dhe tashmë plotëson të gjitha standardet e domosdoshme. Jemi në kushte të një pandemie shumë të vështirë dhe nga të gjithë kërkohet të ruajmë masat mbrojtëse.
Janë disa qendra shëndetësore të cilat po investohen nga miqtë e Shqipërisë dhe solidariteti është çelësi i kapërcimit të një situatë të tillë.
Shpresojmë shumë shpejt të fillojmë edhe procesin e vaksinimit kundër covid 19, por deri atëherë është e domosdoshme të respektojmë masat mbrojtëse” tha Balla.

Përfaqësuesi i familjes dhuruese premtoi më shumë bashkëpunime në të ardhmen, kjo si fryt i miqësisë mes dy vendeve.

“Ju shpreh përshëndetjet e popullit tim të Kuvajtit dhe të familjes donatore. Sa të kemi mundësi do të vazhdojmë të bëjmë donacione për të zhvilluar zonën. Shqipëria është miku ynë dhe ne ju konsiderojmë vëllezër. Shteti ynë nuk njihet për shumë gjëra në botë, po humanizmin e kemi kulturë kombëtare sepse ne ecim me moton që mikun ta duash njësoj si familjen.
Mundësitë për të ndihmuar njëri tjetrin i kemi të gjithë në mënyra të ndryshme, sidomos përsa i përket qendrave shëndetësore, shkolla etj.”

Rikonstruksioni i kësaj qendre shëndetësore vjen menjëherë pas rikontruksionit që Ministria e Shëndetësisë i bëri qendrës shëndetësore në Njësinë Administrative Pajovë, e përfunduar vetëm një muaj më parë. Nisur edhe nga situata e pandemisë, investime të tilla janë më të domosdoshme se kurrë dhe vëmendja e qeverisë do të vazhdojë të jetë tek qytetarët dhe tek përmirësimi i kushteve të jetesës.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments