Luiza Gega renditet e 5-ta në Botërorin e Atletikës

21 Jul 2022 • 19:04
Shpërndaje:

Atletja shqiptarja, Luiza Gega është renditur e 5-ta në garën 3000 metra me pengesa në Botërorin e Atletikës në Oregon të SHBA-së. Ajo është një nga vajzat më të shpejta të Botës në 3000 metra me pengesa, në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj.

Gega ka thyer rekordin kombëtar duke kapur kohën 9 minuta, 10 sekonda e 4 të qindtat. Po ashtu gega ishte e vetmja sportiste nga Shqipëria.

Të shtunën ajo bëri një garë të jashtëzakonshme në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e mbyllur e 3-ta në baterinë e dytë eliminatore dhe duke siguruar automatikisht vendin në finalen e madhe të garës së 3,000 m me pengesa në Kampionatin Botëror të Atletikës.

Reklamë Ola

Pak ditë më parë, atletja fitoi medalje ari në lojërat Mesdhetare me kohën 9:14 dhe e ka përmirësuar kohën me 4 sekonda në Botërorin e Atletikës.