×
Tuesday, December 10, 2024

“Luftë” tregtare mes Trump dhe Makron

December 7, 2019


Aplikimi nga qeveria franceze i taksave të rënda për bigët amerikanë të internetit janë shndërruar në mollë sherri mes Francës dhe SHBA-së. Shtëpia e Bardhë ka kërcënuar Parisin, ndërsa Parisi nuk shqetësohet shumë.
Grindjet mes Francës dhe SHBA për taksa kanë marrë përmasa serioze. Franca ka paralajmëruar futjen e taksave digjitale, që ka shqetësuar autoritetet amerikane, për shkak se koncernet më të mëdha të internetit vijnë nga ky vend. Këto taksa diskriminojnë sipërmarrjet amerikane, tha përfaqësuesi amerikan për tregti Robert Lighthizer.
Janë parlajmëruar ngritje të tatimeve amerikane si kundërmasë deri në 100 % për importe në vlerë deri në 2,4 miliardë dollarë, thuhet në Uashington. Lighthizer ka publikuar një listë ku ndër tjerash gjenden edhe Champagne, lloje të ndryshme të djathërave, prodhimet kozmetike dhe çantat e dorës nga Franca.

Nëse vërtetë do të aplikohen këto masa ndëshkuese do të vendoset në janar, ndërsa ato do të hyjnë një muaj më vonë në fuqi. Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar në verë tatime ndaj mallrave ushqimore franceze, në radhë të parë ndaj verërave, nëse presidenti francez Emmanuel Macron vazhdon me politikën e tij.

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments