Lufta në Ukrainë, presidentja e Komisionit Evropian: Miratuam paketën e 17-të të sanksioneve ndaj Rusisë, po përgatisim të 18-ën
May 20, 2025
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot se është miratuar paketa e 17-të e sanksioneve kundër Rusisë.
Sakaq ajo theksoi se është duke u përgatitur një paketë e 18-të, e cila do të përfshijë masa të mëtejshme të ashpra.
“Është koha për të rritur presionin mbi Rusinë për të arritur një armëpushim” në Ukrainë, tha ajo në një postim në platformën X, pas një bisede telefonike që pati me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.







