×
Thursday, July 7, 2022

Lindner: Inflacioni rekord në Eurozonë një kërcënim për zhvillimin ekonomik

May 23, 2022

Ministri i Financave i Gjermanisë, Christian Lindner e quajti inflacionin rekord një program varfërimi për publikun dhe një kërcënim për zhvillimin ekonomik, gjatë një takimi të ministrave të Financave të Eurozonës.

“Luftimi i inflacionit duhet të jetë prioriteti i madh politik në nivel evropian”, tha Lindner në Bruksel, duke e quajtur rritjen e fundit të çmimeve të konsumit shqetësimin më të madh të njerëzve.

Vendet e eurozonës po përballen me inflacionin rekord, i cili arriti mesatarisht 7,4% në muajin prill. Estonia dhe Lituania, vendet më të goditura të eurozonës, kanë raportuar një rritje të çmimeve, në bazë vjetore, në 19,1% dhe 16,6% respektivisht.

Rritjet e çmimeve të konsumit janë nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë dhe problemet e zinxhirit të furnizimit të përkeqësuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Lindner u kërkoi vendeve të eurozonës të bëjnë gjithçka që është e mundur për të kthyer stabilitetin ekonomik, duke sugjeruar reduktimin e deficiteve dhe shpenzimeve publike të bazuara në borxhe për të zbutur inflacionin. 

Comments are closed.