Kryeministri i Bosnje dhe Hercegovinës, Novaliç rezulton pozitiv me COVID-19
July 23, 2020
Kryeministri i Federatës së Bosnje-Hercegovinës, Fadil Novaliç, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus (COVID-19) ndihet mirë.
“Kryeministri i Federatës së Bosnje-Hercegovinës, Fadil Novaliç ndihet më mirë. Ky është informacioni me të cilin sot në mëngjes u njoftua qeveria e Federatës së BH nga kabineti i drejtoreshës së Qendrës Klinike Universitare në Sarajevë”, thuhet në deklaratën e qeverisë së Federatës së BH.
Novaliç është shtruar në klinikën ”Pod’hrastov” të QKU-së të Sarajevës pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe gjendja shëndetësore kërkonte trajtim klinik.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments