Koronavirusi, Presidenti gjerman Steinmeier: Kriza mund të vazhdojë gjatë
Pas kancelares presidenti sërish u drejtohet gjermanëve të tronditur prej krizës Corona – në fjalën e tij ai përdor tone serioze paralajmërimi si dhe lavdërim për të gjithë ata që ndihmojnë dhe qytetarët e angazhuar.
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier i përgatit moralisht qytetarët për edhe disa javë të vështira për shkak të krizës Corona. Mbani distancë “është urdhëresa e orës që troket” – e kjo orë nuk zgjat 60 minuta, por “me gjasë javë”, thotë Steinmeier në mesazhin e dytë të tij me video brenda dhejtë ditëve drejtuar qytetarëve. Takimet e zakonshme dhe vizitat ndërkohë nuk janë të mundshme. “Të heqësh dorë prej kësaj, është e vështirë për secilin, edhe për mua.” Megjithatë vetëm heqja dorë prej kontaktit mund të parandalojë, “humbjen përgjithmonë të më të dashurve tanë”, tërhoqi vëmendjen Steinmeier. “Shumica dëmruese në vendin tonë e ka kuptuar dhe po vepron si duhet. Për këtë ju falenderoj.”
“Gardhet e donacioneve” për të pastrehët
Solidariteti është ndërkohë “me rëndësi ekzistenciale”, theksoi presidenti. Shumë njerëz kontribuojnë vullnetarisht duke u bërë pazarin fqinjëve të moshuar ose duke u vendosur trasta me ushqime nër gardhe të pastrehëve. “Të gjithë këta janë heroina dhe heronj në krizën Corona”, lëvdoi Steinmeier. Me disa prej tyre, tha ai, ka telefonuar gjatë ditëve të fundit.
Sipas të dhënave të presidencës ndërkohë Steinmeier zhvillon “shumë” telefonata me qytetarët, “aktiviteti i të cilëve është i kërkuar në kohën e krizës Corona”. Këta janë kujdestarë, mjekë, punonjës socialë dhe punonjës të supermarketeve. “Në bisedat me ta presidenti informohet për përvojat aktuale në jetën e përditshme, për sfidat e problemet e tyre.” Përveç kësaj ai i falenderon njerëzit për këtë angazhim.
“Virusi nuk ka nënshtetësi”
Në fjalimin e tij me video Steinmeier theksoi, se është i rëndësishëm në këtë kohë solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. “Virusi nuk ka nënshtetësi dhe vuajtja nuk ndalet prej kufijve. Por ne duhet ta minimizojmë atë sa të jetë e mundur.” Steinmeier iu referua ndër të tjera bashkëpunimit ndërkufitar në kërkim të një vaksine dhe terapive kundër virusit Corona. “Le të koordinojmë në mbarë botën të gjithë dijen dhe përvojat, të gjithë kreativitetin dhe energjinë! Ky është apeli im”, tha ai. “Këtu i var shpresat unë.”
Video-mesazhi i Steinmeierit u publikua në faqen e internetit të presidencnës si dhe në platformat Instagram dhe Facebook. Para dhjetë ditësh kreu i shtetit u shpreh në këtë formë lidhur me krizën Corona. Sipas presidencës janë planifikuar të publikohen rregullisht qendrime dhe mesazhe me video të presidentit.
Eunews.al