×
Friday, March 28, 2025

Koronavirus/ Sekretari i Përgjithshëm i Asamblese Parlamentare të OSBE i kërkon ndihmë Edi Ramës

March 31, 2020


Në kohën që Italia po kalon një tragjedi të vërtetë për sa i përket numrit të vdekjeve për shkak të pandemisë Covid-19, është Sekretari i Përgjithshëm i Asamblese Parlamentare të OSBE Roberto Mantella, ai i cili i ka drejtuar një letër Kryeministrit Rama.

Në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, Mantella e falenderon për gjestin human të dërgimit të tridhjetë mjekëve dhe infermierëve në vendin e tij, gjest të cilin nuk ka hezituar ta konsiderojë “ një leksion i moralit të lartë dhe një dëshmi e lidershipit që jam i sigurtë do të bëjë të reflektojnë shumë në Evropë”.

Në cilësinë e kryetarit të rradhës së OSBE-së, Sekretari i Përgjithshëm i Asamblese Parlamentare pasi i ofron mbështetje të plotë të Asamblesë e inkurajon që të përdorë platformën e OSBE-së për t’u përballur me pasojat e pandemisë Covid-19. Sipas Roberto Mantella “ problemet globale kërkojnë përgjigje globale dhe na duhen institucione multilaterale për këtë qëllim”.

OSBE mund të shërbejë si një forum për të shkëmbyer eksperiencat më të mira dhe për të kanalizuar kërkesat për ndihmë midis shteteve” shprehet ndër të tjera Mantella në letër.

Nëse kryeministri Rama do të eksplorojë instrumentat e OSBE-së në funksion të adresimit të problemit të pandemisë, mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim. Ajo që mbetet e sigurtë për Sekretarin e Përgjithshëm është që Kryministri Shqiptar dhe shqiptarët karakterizohen nga shpirti i solidaritetit dhe humanizmit, dhe për këtë është i lumtur që Shqipëria ka kryesinë e OSBE-së në këtë moment.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments