×
E premte, 22 Janar, 2021

Këngëtarja Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2021”

24 Dhjetor, 2020

Anxhela Peristeri me këngën “Karma” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2021. Këngëtarja mori pëlqimin e jurisë së Festivalit Kombëtar, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve. Peristeri la pas Viktor Tahiraj me këngën “Nënë” me 266 pikë dhe Gjergj Kaçinarin “Më jep jetë” me 245 pikë.

Juria e përbërë nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku ndau për pjesëmarrësit edhe disa çmime që lidhen me garën muzikore të vitit, i cili këtë vit u zhvilluar “on-line”. Edicioni i ardhshëm i Eurovision do të mbahet në Holandë nga data 18 deri më 22 maj.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për