KE propozon 3 miliardë euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor, Balla: Akt tjetër solidariteti i BE
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur propozimin e Komisionit Europian për përdorimin e ndihmës makro-financiare prej 3 miliardë euro
për Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor për përballimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi.
Përmes një postimi në Twitter Balla deklaron se ky është një akt tjetër solidariteti i BE-së ndaj Shqipërisë në luftën ndaj pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Sipas Ballës, ndihma e propozuar nga Komisioni Europian do të marrë formën e kredive afatmesme.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Një tjetër shenjë e SOLIDARITI e BE ndaj Shqipërisë. Komisioni Europian sapo ka propozuar përdorimin e ndihmës makro-financiare (MPJ) për të mbështetur Shqipërinë, Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe partnerë të tjerë fqinj në kontekstin e krizës COVID-19. Ndihma do të marrë formën e kredive afatmesme.
Eunews.al