×
Tuesday, May 20, 2025

Kancelari gjerman Scholz: Pagesat e gazit rus do të vazhdojnë në euro ose dollarë

March 31, 2022


Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi sot se vendet perëndimore do të vazhdojnë të paguajnë për gazin rus në euro ose dollarë, pavarësisht kërcënimit të Kremlinit për të ndërprerë furnizimet që nuk paguhen në rubla.

“Ne shikuam kontratat për dërgesat e gazit”, -u tha Scholz gazetarëve në Berlin.

“Ato thonë se pagesat bëhen në euro, ndonjëherë në dollarë… dhe unë e bëra të qartë në bisedën time me presidentin rus se kështu do të mbetet”, tha ai duke iu referuar një bisede telefonike me Vladimir Putin të mërkurën.




Comments are closed.