×
E martë, 20 Tetor, 2020

“Italia mbështetëse e patundur për integrimin e Shqipërisë në BE”

24 Shtator, 2020

Zëvendëssekretari i Punëve të Jashtme, Ivan Scalfarotto zhvilloi një video-konferencë me delegacionin shqiptar të kryesuar nga kryenegociatori për negociatat e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazi dhe delegacionin e Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, i kryesuar nga drejtori për Integrimin Europian, Nicola Verola.

Gjatë takimit u diskutua gjendja aktuale dhe hapat që duhen bërë nga Tirana zyrtare në rrugën drejt integrimit europian.

Zëvendëssekretari i Jashtëm italian, Scalfarotto falënderoi kryenegociatorin Mazi për mbështetjen e dhënë Italisë gjatë urgjencës shëndetësore Covid-19.

Në qendër të bisedimeve, ishin takimet e ardhshme në nivelin e BE-së, gjatë të cilave do të diskutohen kornizat negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Italia është një mbështetëse e patundur e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor dhe sidomos në Shqipëri”, theksoi Scalfarotto.

”Historia na mëson se fatet tona janë të lidhura thelbësisht me të për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, që është një qëllim strategjik jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Bashkimin Europian”, deklaroi ai.

”Shqipëria duhet të shpresojë në mbështetjen e plotë të Italisë për arritjen e një perspektive të përbashkët europiane, sipas frymës së bashkëpunimit dhe partneritetit që ka karakterizuar gjithmonë marrëdhëniet tona dypalëshe”, theksoi Scalfarotto.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për