×
Thursday, March 27, 2025

“Hungaria nuk do ta zbatojë rekomandimin e BE-së për udhëtimet ndërkombëtare”

July 2, 2020


Hungaria nuk do ta zbatojë rekomandimin e BE-së për të hapur kufirin e saj për udhëtarët nga 14 vendet joanëtare të konsideruara si të sigurta, njoftoi sot kryeministri hungarez, Viktor Orban.

“Tani për tani, ne nuk mund t’i zbatojmë rekomandimet e BE-së. Kjo do të ishte në kundërshtim me interesat shëndetësore të hungarezëve”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Përjashtimi i vetëm është Serbia, fqinja e Hungarisë në jug, e cila ka një komunitet të madh etnik hungarez. që jeton kryesisht përgjatë kufirit.

Brukseli rekomandoi që shtetet anëtare të lejojnë nga 1 korriku hyrjen brenda kufijve të tyre të udhëtarëve nga Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments