“Hetimi i Korrupsionit në sistemin gjyqësor, kusht i BE”. Ambasadorja e SHBA Kim mbështet deklaratën e Ballës: Asnjë gjyqtar a prokuror nuk është dënuar deri tani!



Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim i bën thirrje drejtësisë shqiptare që të hetojë korrupsionin gjyqësor.
Përmes një mesazhi të shpërndarë në Twitter, ambasadorja Kim teksa shpërndan deklaratën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bërë në Parlament për spastrimin e sistemit të drejtësisë, ambasadorja Kim thekson se deri më tani asnjë prokuror apo gjyqtar, që ka ngecur në Vetting, nuk është ndjekur penalisht apo dënuar.
“Që kur ka filluar Vettingu, asgjë gjyqtar apo prokuror i vetëm nuk është ndjekur penalisht apo dënuar. Nevoja për të hetuar korrupsionin gjyqësor, përtej Vettingut, është përfshirë në kushtet e përcaktuara nga BE për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga ambasadorja Yuri Kim.

Ndërkohë në deklaratën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla tha: “Në reformën në drejtësi, ne po sigurojmë 53 milion dollarë të tjerë për 668 staf shtesë. Dhe përfitoj nga rasti të vazhdoj të shpreh mbështetjen time të plotë për procesin historik të spastrimit të gjyqësorit nga ata gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar duke inkurajuar vetingun e mëtejshëm dhe goditjen e çdo gjykatësi apo prokurori që vazhdon të bëjë pazar me drejtësinë siç është rasti edhe kohët e fundit. Siç janë zbuluar nga media në vend, ku gjyqtarët dhe prokurorët në vetëdije të plotë për dështimin e vetingut vazhdojnë të tregtojnë me drejtësinë. Këto janë veprime serioze që nuk do të qëndrojnë pa u ndëshkuar ”.
Eunews.al

