“Hapja e negociatave, hap i rëndësishëm në rrugën drejt Europës”
March 24, 2020
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, deklaroi sot se “Austria është një mbështetës solid dhe i besueshëm i perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor”.
“Për këtë arsye jam shumë i lumtur që arritëm një marrëveshje politike për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sot. Kjo shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e tyre drejt Europës”, – theksoi Kurz.
Kancelari austriak u shpreh se “forcimi i bashkëpunimit midis BE-së dhe vendeve mike të Ballkanit Perëndimor është vendimtar për t’i bërë ballë sfidave globale, si p.sh. përhapjes së COVID-19 dhe krizës së migracionit”.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments