×
Wednesday, August 10, 2022

Gratë përbëjnë 80 % të personelit në sektorin shëndetësor në BE

April 9, 2020

Sipas të dhënave të Entit evropian për statistika (Eurostat) thuajse një të katërtat e punonjësve të shëndetësisë në Bashkimin Evropian (BE) janë gra.

Eurostat shpalli raportin mbi punonjësit shëndetësorë në vendet e Bashkimit Europian për vitin 2019.

Në raport theksohet se BE-ja ka gjithsej 14.7 milionë punonjës në sektorin e shëndetësisë, që është thuajse katër për qind e popullatës së përgjithshme të Unionit.

Po ashtu theksohet se vendet e BE-së kanë 1.9 milionë mjekë, 4.5 milionë infermierë dhe staf teknik dhe 4.1 milionë punonjës tjerë shëndetësorë dhe ekspertë për këtë fushë.

Gratë përbëjnë 78 për qind e personelit të sektorit të shëndetësisë të Bashkimit Eropian.

Nga Eurostat njoftuan se 36 për qind e personelit të shëndetësië të BE-së përbëjnë persona më të vjetër se 50 vjeç, 35 për qind persona të jetëgjatësisë së mesme, ndërsa 29 për qind e përbëjnë punonës të rinj shëndetësorë më të ri se 34 vjeç.

Më së shumti punonjës në sektorin e shëndetësisë në Bashkimin Evropian ka Suedia që përbën 12 për qind të personelit të përgjithshëm të Unionit, ndërsa vijon Finlanda dhe Danimarka me pjesëmarrjen prej dhjetë për qind.

Më së paku punonjës të këtij sektori kanë Qiproja Jugore, Polonia, Letonia, Rumania, Luksemburgu, Bullgaria, Hungaria dhe Sllovenia.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments