×
E martë, 24 Nëntor, 2020

Gjobat e maskave, Europa ‘masakron’ xhepat e shkelësve

20 Tetor, 2020

Në kuadër të retorikës së tij populiste, Presidenti Ilir Meta ka dalë dje hapur kundër gjobave 3 mijë lekëshe për mos-mbajtjen e maskave.

Pa dhënë ndonjë alternativë tjetër, Meta ka sulmuar faturimin e tyre përmes OSHEE teksa ka kërkuar që qeveria ta rishikojë vendimin.

Përtej akuzave dhe fjalorit të njohur, presidenti habiti jo pak me këtë qëndrim të ndryshëm nga partia e tij apo ajo Demokratike. Kujtojmë se opozita jashtëparlamentare mendon se Rama do t’i falë gjobat në prag të zgjedhjeve. Ndërkohë që, Presidenti e ka marrë “seriozisht” dhe mendon se qeveria do t’i ç’orientojë shqiptarët nga problemet reale.

Gjithësesi, qëndrimi i Metës kundër ndëshkimit është i pakuptueshëm. Po marrim si shembull vendet fqinje, për t’ia bërë kreut të shtetit të verifikueshme më lehtë nëse ka dyshime. Kështu, në Kosovë sot gjoba për mosmbajtjen e maskës është 35 euro. Në Maqedoninë e Veriut që prej muajit maj gjobitesh 35 euro. Në Greqi 150 euro dhe rasti ekstrem është ai përtej detit. Në Itali gjoba varion 400 deri në 1500 euro.

Ndërkohë, në Gjermani gjoba në rast se një person shihet në rrugë pa maskë, në ambientet publike, varion sipas rasteve, 250-300 euro. Në Francë, ai që nuk mban maskë gjobitet më 135 euro.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson dyfishoi gjobën për këdo që nuk përdor një maskë fytyre. Shkelësit do të gjobiten me 200 paund.

Në asnjë prej vendeve të sipër përmendura nuk ka dalë ende Presidenti që t’i kundërvihet rregullave që imponon pandemia.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për