×
Tuesday, July 23, 2024

Frika nga koronavirusi, ja shtetet që ndalojnë hyrjen e qytetarve Italianë

February 28, 2020


Duke u nisur nga fakti që harta e përhapjes së koronavirusit në Itali po zgjerohet me shpejtësi një sërë shtëete kanë marë masa për ndalimin e  hyrjes së qytetarëve italianë në vendet e tyre.

Nga 5 rajone, tani ky koronavirusi në shtetin italian është i përhapur në 8 rajone, përfshi dhe Sicilinë dhe Ligurian.

Ndërkohë Lombadia dhe Veneto janë dy rajonet e prekura dhe në 11 komuna bëhet kontrolli me anë të forcave ushtarake. 

Përveç Izraelit që ka mohuar hyrjen e italianëve ose për ata që kohët e fundit kanë qenë në Itali. Vendet e tjera që prezantuan ndalimin janë: Jordan, Arabia Saudite, Bahrein, El Salvador, Mauritius, Turkmenistan, Irak, Vietnam, Cape Verde, Kuvajt, Maldive dhe Seychelles. Ndërkohë që  Jordania përjashton vetëm qytetarët e saj nga ndalimi.

Disa vende kanë krijuar një “karantinë” paraprake për ata që vijnë nga Italia si: Kina, Tajvani, Eritrea, Taxhikistani, Kazakistani, Kirgizistani dhe Shën Lucia. 

Ndërsa Rumania ka parashikuar një “karantinë” më të kufizuar për ata që vijnë nga “zonat e kuqe” italiane, si nga Lombardi dhe  nga Veneto. Shumë vende të tjera kërkojnë plotësimin e një pyetësori dhe kontrollin e avionëve por edhe matjen e temperaturës së udhëtarëve (Afrika e Jugut, Egjipti, Algjeria, Hungaria, Cekia, Ukraina dhe Moldavia).

Për Eunews.al, Ela Daci

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments