Franca: Embargoja e BE-së ndaj naftës ruse çështje ditësh

10 May 2022 11:47
Shpërndaje:

Franca është optimiste për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për projektin e embargos së naftës ruse, aktualisht e bllokuar nga Hungaria e kryeministrit, Viktor Orban.

”Një marrëveshje mund të arrihet gjatë javës, po punojmë për ta arritur. Është padyshim çështje ditësh”, tha përfaqësuesi i presidencës franceze në BE, Clément Beaune.

”Duhet të ecim shpejt dhe të kemi besim. Do të ketë një paketë të gjashtë sanksionesh. Ato do të jenë të fuqishme dhe ne do të dalim progresivisht me një kalendar, së pari për naftën ruse, por edhe për hidrokarburet ruse në përgjithësi”, shtoi Beaune.

Reklamë Ola

Beaune specifikoi se sot janë planifikuar kontakte telefonike ndërmjet liderëve evropianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Dje, pas një takimi me Orban në Budapest, Von der Leyen foli për “përparime” në këtë temë kaq të rëndësishme.

Reklamë InterMedika