×
Wednesday, January 22, 2025

Finlanda zgjedh kryeministren më të re në botë

December 9, 2019


Ministrja Sana Marin e zgjedhur për të udhëhequr Finlandën është një nga kryeministret me moshën më të re në botë. Ish-ministrja e Transporteve propozohet nga Partia e saj Social Demokrate në pozicionin e Kryeministres pas dorëheqjes së Antti Rinne për shkak të një proteste të punonjësve të postës. Pavarësisht dorëheqjes nga pozicioni i Kryeministrit, Rinne vazhdon të jetë lideri i Partisë Social Demokrate në Finlandë.

Ndërsa vendi tashmë do të drejtohet nga Sana Marin, e cila do udhëheqë një koalicion të qendrës së majtë me katër parti të tjera të drejtuara po nga gra, tre prej të cilave me moshë nën 35 vjeç. Analistët në Finlandë e shikojnë këtë fakt si rastësi duke qenë se vendi ka problem me barazinë gjinore dhe politika ka qenë e dominuar nga meshkujt për një kohë të gjatë.

Figura e Sanna Marin analizohet edhe nga këndvështrimi personal. Ajo ka treguar që është rritur nga nëna e saj dhe partnerja e mamasë, gjë që ka ndikuar në fëmijërinë e saj.

Nga politika shqiptare, zgjedhja e Sana Marin si Kryeministre e Finlandës është përgëzuar nga Sekretari i Përgjthshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Përmes një postim në Twitter, Balla përpos urimeve ndaj kryeministres së ardhshme, falenderon Finlandën për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments