Pas Federatës Zvicerane të Futbollit (SFV), edhe gjermanët kanë ndjekur të njëjtën rrugë. Presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf është distancuar sërish nga kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë një interviste të dhënë për “Tagesspiegel”.
“Pozicioni i tij si president i FIFA-s nuk është më i qëndrueshëm. Tashmë jam distancuar qartë prej tij kohët e fundit. Në komitetin ekzekutiv të DFB-së, kemi vendosur zyrtarisht dhe në mënyrë unanime të mos e rizgjedhim atë në Kongresin e FIFA-s në mars,” shpjegoi 65vjeçari.
Federata Gjermane e Futbollit mendon se Infantino e ka humbur plotësisht besimin pas ngjarjeve gjatë dhe pas Kampionatit të fundit Botëror ndërsa kur ka shpjeguar qëndrimin e saj ka shpjeguar: “Duhet ta largojmë atë nga fusha e lojës”.
Deri më tani ende nuk ka dalë asnjë kandidat rival ndaj Infantinos edhe pse afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për zgjedhjet e 18 marsit është data 18 nëntor.


