Emergjenca nga koronavirusi, qeveria italiane miraton dekretin “Shëro Italinë” prej 350 miliardë euro
Romë: “Një manovër e fuqishme prej 350 miliardë është aktivizuar”, u shpreh kryeministri Italian Giuseppe Conte gjatë konferencës për shtyp pas Këshillit të Ministrave, i cili miratoi dekretin me të cilin qeveria synon të përballet me urgjencën e Covid-19. Ky virus prej javësh tashmë ka vënë në rezik qëndrueshmërinë e Sistemit Kombëtar të Shëndetit në zonat më të goditura të veriyut të vendit dhe po ndikon negativisht në ekonomi. Ky dekret sipas Kryeministrit Conte ” nuk shterron ndërhyrjet ekonomike. Ne jemi të vetëdijshëm që kjo nuk do të jetë e mjaftueshme” duke nënkuptuar që impakti në ekonomi është i madh.
Megjithatë gjatë deklaratës për shtyp Conte u kujdes të theksonte se qeveria tashmë do të punojë për të përgatitur “masa për strukturën ekonomike dhe sociale të prekur rëndë nga urgjenca me një plan investimesh të mëdha me një shpejtësi që vendi ynë nuk e ka njohur kurrë më parë“. Kryeministri theksoi që ky plan masash është kombëtare dhe vjen në përgjigje të specifikave dhe emergjencës së paprecentë që po kalon vendi.
Ministri i ekonomisë Roberto Gualtieri u shpreh se në këtë dekret është përdorur i gjithë borxhi neto i autorizuar nga parlamenti prej 25 miliardë dhe synon të japë “një përgjigje fillestare për krizën ekonomike dhe më gjerë.”
Në një moment emergjence sidomos për sistemin shëndetësor italian, ky dekret ka alokuar një financim shtesë prej tre e miliardë gjysmë për sistemin kombëtar të shëndetit dhe mbrojtjen civile, “që do të na lejojnë të mbështesim punën heroike dhe të jashtëzakonshme që po kryen sistemi shëndetësor dhe operatorët e tjerë publik ” u shpreh Ministri i Ekonomisë.
Në dekret parashikohet një alokim prej 3 miliardë për të vetëpunësuarit për të mbrojtur periudhën e pasivitetit për të vetëpunësuarit si dhe “një pezullim i kontributeve dhe sigurimeve shoqërore dhe do të ketë një ndërhyrje të mëtejshme në procedurat e pushimit nga puna: ato do të ndalen nga 23 shkurt e tutje, data në të cilën filloi urgjenca” u shpreh Ministria e Punës dhe Politikave Sociale Nunzia Catalfo gjatë një konference për shtyp me Conte dhe Gualtieri.
“Rrjetet e sigurimeve shoqërore financohen për 9 javë, mbrojtjet për të vetëpunësuarit dhe profesionistët e përfshirë në dekretin e Marsit do të rinovohen në dekretin tjetër” deklaroi Ministria Catalfo.
Ky është dekreti i parë me të cilin qeveria italiane synon të adresojë problematikat e krijuara nga koronavirusi jo vetëm në sistemin shëndetësor por edhe në ekonomi dhe në sistemin e mbrojtjes sociale. Megjithatë ashtu siç e theksoi edhe KM Conte, ky është vetëm dekreti i parë i cili nuk mund të adresojë të gjitha pasojat e Covid-19, duke nënkuptuar që masa të reja mund të merren duke pare evolimin e situatës në vend.
Dekreti ‘anti-koronirirus’ me masat dhe fondet tani do të duhet të diskutohet dhe miratohet nga Parlamenti dhe Senati. Në lidhje me këtë Ministrja për Administratën Publike Fabiana Dadone nënvizoi, dhe shpjegoi se “Të gjithë kemi punuar ditë e natë për të përfunduar një manovër brenda disa ditësh…Propozimet e opozitës u pranuan gjithashtu nga qeveria” dhe se ishte “e rëndësishme të përfshihej opozita në proces.”
Eunews.al