Eksportet gjermane drejt Rusisë në pikiatë 

22 Aug 2022 12:56
Shpërndaje:

Sipas të dhënave të fundit, eksportet gjermane drejt Rusisë vijojnë trendin rënës.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, vlera e eksporteve në Rusi në korrik ra me 56% në 1 miliard euro (1 miliard dollarë), njoftoi Zyra Federale e Statistikave.

Që kur sulmi rus ndaj Ukrainës filloi në shkurt, Federata Ruse ka shkuar nga tregu i pestë më i rëndësishëm i eksportit të Gjermanisë në të 12-tën.

Reklamë Ola

Eksportet drejt vendeve jashtë BE-së, të rregulluara për efektet kalendarike dhe sezonale, u rritën në korrik me 9.4% me bazë vjetore.

Nga qershori në korrik, megjithatë, të dhënat tregojnë një rënie të vlerës së eksporteve prej 7.6%.  

Reklamë InterMedika