×
Wednesday, May 25, 2022

Ekskluzive/ Ruçi dhe Balla rikthehen në Bruksel për negociatat me BE

January 11, 2020

Më 28 Janar 2020 Parlamenti Europian ka ftuar në Bruksel drejtuesit kryesorë të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor në një Takim të Nivelit të Lartë “Ballkani Perëndimor – Një rrugë shkëmbore për zgjerimin”, ka mësuar Eunews.al

Megjithë rikonfirmimin e angazhimit të BE, pozicioni i vendeve anëtare divergjon mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Megjithatë, ruajtja e një perspektive të besueshme në perspektivën e anëtarësimit në të ardhmen është vendimtare për vendet e Ballkanit Perëndimor, sikurse edhe për Bashkimin Europian. Në një Rezolutë të miratuar më 24 Tetor nga Parlamenti Europian shprehën zhgënjimin e thellë mbi dështimin e një dakordësie mbi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por, Parlamenti Europian nuk tërhiqet nga pozicioni i fortë për të filluar menjëherë gjatë presidencës kroate bisedimet me dy vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Për këtë qëllim Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka ftuar në Bruksel më 28 Janar drejtuesit kryesorë të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Eunews ka mësuar se Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit të shumicës parlamentare, Taulant Balla kanë konfirmuar vizitën në Bruksel më 28 Janar 2020.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments