E rrallë në Meksikë, shfaqet “syri i zjarrtë” në mes të oqeanit!

04 Jul 2021 23:27
Shpërndaje:

Pamjet e një fenomeni të pabesueshëm në Gjirin e Meksikës bënë xhiron e botës. Në to shihej një zjarr masiv në mes te oqeanit, e ndonëse shpjegimi për këtë ishte logjik, imazhet mbeten mbrësëlënëse.

Kompania shtetërore e naftës e Meksikës sqaroi se zjarri u shkaktua nga carja e tubacioni nënujor gazi. Ky incident u bë shkas për një seri shpërthimesh nën nivelin e detit, të cilat i dhanë jetë një spektakli të vërtetë të zjarrtë. Flakët vazhduan për gati pesë orë dhe u desh ndërhyrja e mjeteve të specializuara që arritën ,e ne fund t`i shuajne duke përdorur azot.

Evakuimi i personave në platformën e naftës, të ndodhur rreth 140 metra larg vendit të shpërthimit, nuk qe i nevojshëm. Për momentin, nuk dihet nëse ky episod ka shkaktuar dëme mjedisore.

Reklamë Ola

Eunews.al