Duda kërkon heqjen e gazsjellesit “Nord Stream 2” nga Polonia

23 Aug 2022 23:53
Shpërndaje:

Gjatë një vizite në Kiev, presidenti polak, Andrzej Duda bëri thirrje për eliminimin e gazsjellësit “Nord Stream 2”, në Detin Baltik midis Rusisë dhe Gjermanisë.

“Nuk mund të ketë kthim në normalitet në marrëdhëniet me Moskën”, deklaroi sot Duda gjatë diskutimit të të ashtuquajturës “Platforma e Krimesë”.

“Prandaj, kërkohet një politikë e re për asgjësimin e “Nord Stream 2”, shtoi ai.

Reklamë Ola

Polonia dhe vende të tjera lindore të BE-së kanë kritikuar prej kohësh projektin ruso-gjerman pasi i jep Kremlinit ndikim mbi Evropën duke rrezikuar sigurinë energjetike në botë.

Qeveria gjermane refuzoi të vinte në punë gazsjellësin në shkurt, për shkak të luftës ruse. Megjithatë, ka ende mbështetës të “Nord Stream 2”, në Berlin.

Reklamë InterMedika

Në Platformën e Krimesë, Ukraina u përpoq të mobilizonte mbështetjen ndërkombëtare për të sjellë në territorin e saj Gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua nga Rusia në 2014.

“Krimea ishte dhe është pjesë e Ukrainës po aq sa Gdansku apo Lublini është pjesë e Polonisë, aq sa Nice është pjesë e Francës, Këlni është pjesë e Gjermanisë dhe Roterdami është pjesë e Holandës”, tha Duda.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, vendi i të cilit ka marrëdhënie të mira me Rusinë, tha gjithashtu se Krimea i përkiste Ukrainës.