×
Saturday, April 26, 2025

Drejtuesi i fushatës së Luan Hotit në Durrës shigjeton Grida Dumën: Na la vetëm në fushatë

March 8, 2022


Drejtuesi i fushatës së Luan Hotit kandidatit të PD në Durrës, Rezart Thupi ka bërë përgjegjës të deleguarit dhe deputetet e PD për rezultatin në 6 mars. Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, ai tha se të deleguarit kanë punuar sikur fushata ishte 3 muaj duke përmendur Grida Dumën.

Rezart Thupi, drejtues i fushatës së Luan Hotit në Durrës: Të deleguarit kanë punuar sikur fushata ishte 3 muaj. Duhet tju them që ishim vetëm. Ju si kryetar partie, sollët si të deleguar me shumë pushtet zonjën Duma, që e degjova dje me shumë interes ku kërkonte dorëheqjen tuaj. E dërguara politike zonja Duma ka ardhur një herë në 3 ditë. Publikoi foto pa kandidatin. Organizoi takim me gratë dhe u anashkalua takimi për një qokë familjare. Në numërimin e votave prania e deputetëve ishte zero. Në vend që të kërkonte dorëheqjen tuaj duhet të vinte në procesin e numërimit drejtuesja politike dhe deputetët. Kanë qenë vetëm strukturat e PD Durrës. Duhet tju them qe ishim vetem. Me përjashtim të zotit Hoxha, pjesa tjetër nuk kanë qenë shumë afër. Duhet të ndryshojmë rrënjësisht funksionimin në bazë. Duhet strukturë e vogël por efiçente




Comments are closed.