×
Thursday, December 7, 2023

‘Do bëjmë gjithçka për integrimin e vendit’/ Basha takon tre ministrat e Jashtëm të BE-së

May 23, 2021


Kryetari i PD, Lulzim Basha, u takua ditën e sotme me ministrat e Jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë, vend i cili merr dhe Presidencën e radhës së BE me 1 korrik.

Basha i siguroi ministrat se PD do të bëjë gjithçka mundet në kapacitetin e saj për procesin e integrimit, si interesi me i madh kombëtar për vendin dhe për të përmirësuar jetën dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë.

Basha nënvizoi gjatë bashkëbisedimit rolin e BE për vendin tonë dhe nevojën për të bashkërenduar forcat për të nxitur përmbushjen e kushteve nga Shqipëria, sidomos ne luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Ai shprehu vullnetin e palëkundur të PD për të vazhduar betejën për ndryshimin për të cilin vendi ka shumë nevojë.

Ministrat nga ana e tyre u shprehën se BE dhe vendet anëtare do të ndjekin me vëmendje maksimale zhvillimet post-zgjedhore në Shqipëri, do të ketë një vëmendje të veçantë në raportin e OSBE/ODIHR dhe gjithashtu në vendimmarrjet e organeve administrative të zgjedhjeve dhe ato gjyqësore. Një theks të veçantë ato i vendosën procesit të integrimit që do të thotë një vëmendje edhe më të madhe të BE-së ndaj Shqipërisë.

Eunews.al



Comments are closed.