Djali i Aleksandër Vuçiç preket nga koronavirusi, shtrohet në spital

08 Apr 2020 • 19:41
Shpërndaje:

Djali i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç është infekstuar me COVID-19.

Lajmin e bën të ditur vetë presidenti Vuçiç përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Djali i presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiç ndodhet i shtruar në klinikën e sëmundjeve infektive.

Reklamë Ola

“Kur filloi gjithçka, Danilo im më tha dorëzimi nuk ishte një mundësi. Fëmija im i parë është infektuar me koronavirus dhe tabloja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do ta fitosh. Babi të do, të gjithë te duam ty!” – shkruan Vuçiç në Instagram.

Sipas të dhënave të fundit, nga koronavirusi në Serbi janë infektuar 2.666 njerëz, ndërsa 65 kanë vdekur.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x