Di Maio: E ardhmja e BE-së është në Mesdhe
“E ardhmja e BE-së është në Mesdhe”, kështu është shprehur Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio në një fjalim mbajtur në Romë. Për Di Maion e ardhmja e Europës luhet në Mesdhe.
“Është në Mesdhe ku luhet e ardhmja e Evropës dhe aftësia e saj për të qenë një lider
global. Fati i BE-së është shkruar në Mesdhe dhe do të jenë përgjigjet që institucionet e reja evropiane do të jenë në gjendje t’i japin sfidave të Mesdheut për të përshkruar të ardhmen e Unionit dhe qytetarëve të saj.
Prioriteti strategjik i Mesdheut duhet të reflektohet në Evropë duke forcuar marrëdhëniet midis BE-së e vendeve të rajonit, por edhe në drejtim të alokimit të burimeve financiare, futja në politikat e BE-së të bregut jugor të Mesdheut, bashkëpunimi në sektorin e mjedisit si dhe në fushën e energjisë dhe infrastrukturës”. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, në një fjalim të mbajtur në Romë.
Ansa