×
Wednesday, April 29, 2026

Dhëndri i Trump: Rama, politikan i zoti! E ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar! Resorti në Sazan, diçka spektakolare

May 17, 2025


Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”, ishte i pranishëm në Samitin Ekonomik Ndërkombëtar që po mbahet në Tiranë.

Kushner, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë, e quajti kryeministrin Edi Rama, një politikan të zotë.

Ai thekson se kjo qeveri ka ndryshuar klimën e jetesës dhe e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar.

Edi është një politikan shumë i aftë, lider i zgjuar. Na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon. Erdha nga dëshira për të ndërtuar diçka unike për botën”, tha Kushner.

Po ashtu ai foli për resortin në Ishullin e Sazanit, ku ndër të tjera tha: 

Isha shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. Shpenzuam 1 vit me studim tregu, demografinë. Pas një analize rezultoi se mjedisi ishte perfekt. 

Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës, ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie. 

Është një lokacion perfekt. Shumë pak km larg Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. 

Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”.




Comments are closed.