×
Wednesday, April 29, 2026

Albin Kurti sulmon opozitën në Kuvend: Duan zgjedhje, por jo përgjegjësi

April 29, 2026


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lëshuar kritika të forta ndaj opozitës gjatë fjalimit të tij në Kuvend, pak minuta para shpërndarjes së institucionit, natën mes të martës dhe të mërkurës.

Në një seancë të tensionuar, Kurti akuzoi deputetët opozitarë për bojkot dhe përpjekje për të çuar vendin sërish në zgjedhje, vetëm pak muaj pas procesit të fundit elektoral.

“Ja ku jemi në një seancë e cila bojkotohet nga opozita, vetëm katër muaj pas zgjedhjeve duan sërish zgjedhje ata janë të vetëdijshëm që zgjedhje nuk janë zgjidhje, ata nuk duan përgjegjësi, nuk duan pushtet, por dëshirojnë që këtë mos ta kemi as ne, veçse për këtë nuk vendosin ata vendosi populli i Kosovës i cili gjithnjë e më shumë na ka mbështetur neve në përputhje me realizimin e zotimeve tona”, tha ai.

Kreu i qeverisë nuk kurseu kritikat edhe për rolin e opozitës në skenën politike, duke theksuar se vendi ka nevojë për një alternativë të re opozitare.

“Kosova për të pasur presidente të re duhet të ketë opozitë të re opozita është e vjetër, kjo opozitë mundet me sjell ndonjë fytyrë por zanatin e karakterin e ka të vjetër prandaj edhe janë në rënie të lirë janë duke rënë vazhdimisht në ciklet elektorale, sa më shumë që mbahen zgjedhje aq më poshtë po shkojnë”, u shpreh Kurti.

Ai shtoi se opozita nuk po reflekton mbi rezultatet dhe se situata politike në vend rrezikon të kthehet në një “mjerim politik” për shkak të mungesës së përgjegjësisë.

Pas kritikave, Kurti vuri në dukje se mbështetja për subjektin e tij politik, Lëvizja Vetëvendosje, është në rritje dhe se qytetarët kanë shprehur qartë vullnetin e tyre përmes votës.

“Mbështetje për neve vetëm sa për rritet demokracia do edhe institucion nuk do vetëm vullnet të qytetarëve nuk do vetëm mbështetje vetëm mbështetje për politikan dhe parti të caktuara dhe këtu është sjellja jo shtetërore e anti institucionale e opozitës aktuale”, deklaroi ai.

Në fund, Kurti theksoi se opozita, përfshirë edhe Lista Serbe, nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve dhe përpiqet të pengojë formësimin institucional të vullnetit të qytetarëve.




Comments are closed.