Derbi Partizani-Tirana do të luhet në stadiumin e ri “Air Albania”
Ndeshja më e pritur e javës pritet të jetë derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Një ndeshje e cila gjithmonë ka një kërëshi dhe vëmendje të madhe si nga tifozët ashtu edhe nga media.
Një diskutim i madh ditët e fundit ishte se ku do të luhej ndeshja më e rëndësishme e kampionatit shqiptar. Pas aludimesh të shumta nëse do të luhej në stadiumin “Selman Stërmasi” apo në “Air Albania”, vetë klubi i Partizanit si organizator i takimit, ka publikuar dje axhendën e derbit të 13 dhjetorit, i cili është caktuar të luhet në stadiumin e ri të kryeqytetit, “Air Albania” ditën e premte në orën 19:00. Kjo është e para ndeshje e Superiores shqiptare që luhet në stadiumin e ri.
Klubi i Partizanit ka publikuar pak më parë çmimet e biletave për derbin e së premtes kundër Tiranës që të luhet në “Air Albania Stadium”. Çmimet e biletave në tribunën kryesore, variojnë nga 5 mijë deri në 3 mijë lek të reja, ato në tribunën përballë dhe pas portave variojnë nga 5 qind lekë deri në 1 mijë e pesëqind lekë të reja.
Java e 15-të e Kategorisë Superiore, do të nisë kështu me atë që cilësohet si ndeshja më e rëndësishme siç është derbi i kryeqytetit, që do të luhet në impiantin më modern në vend, përurimi i të cilit u bë më 17 nëntor dhe u inaugurua me ndeshjen Shqipëri-Francë.
eunews.al