×
Wednesday, May 25, 2022

Dëmet nga tërmeti, BE Konferencë Donatorësh për Shqipërinë më 17 shkurt

January 10, 2020

Më 17 shkurt në Bruksel do të zhvillohet konferenca e donatorëve të BE për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntor. Lajmin e ka dhënë presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Koracisë , Andrej Plenkoviç me rastin e marrjes së kryesimit të BE-së nga ky vend.

“Jemi të lumtur që konferenca e donatorëve do të zhvillohet me 17 shkurt, pas tërmetit tragjik që goditi Shqipëinë. Do të përpiqemi të ndihmojmë Shqipërinë në fazën e rindërtimit. Muajit e ardhshëm janë të rëndësishëm për Balkkanin Perëndimor” tha Ursula Von Der Leyen.

Më pas presidentja e KE është shprehur se tashmë me marrjen e presidencës së BE-së nga Kroacia që është një vend që sapo ka hyrë në Bashkimin Evropian, do të punojnë fortë që edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të gjendet një rrugë për të hapur negociatat e anëtarësimit.

” Samiti i Zagrebit do të jetë mjaft i rëndësishëm, për të vënë para procesin e zgjerimit. Duhet të reflektojmë si ta përmirësojmë procesin e anëtarësimit. Do të përpiqemi të bëjmë të pamundurën për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që dy vendet të plotësojnë kriteret e duhura për të arritur këtë. Do punojmë për të vënë para procesin e zgjerimit. Do të përmirësojmë këtë. Do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën për anëtarësimin dhe procesin e negociatave per të dy vendet dhe që të plotësojnë kriteret e duhura. ” tha më tej presidentja e KE.

Ndërkohë Ursula Von der Leyen ka thënë se do të punohet fort që për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të krijohet një metodologji për anëtarësimin në BE para samitit të Zagrebit.

 Duhet të prezantojmë një metodologji para samitit të Zagrepit. Është diçka që vlen të përmendet se vetë Kroacia e ka të freskët eksperiencën e një vendi të tillë që u bë së fundmi pjesë e BE. Besoj se do punojmë për çështje që janë ngritur tashmë dhe do të gjejmë një rrugë për Shqipërinë dhe Maqedoninë.” tha më pas ajo.

0 0 votes
Article Rating
Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments