×
Monday, November 4, 2024

Deklarata e Samitit të Zagrebit, Balla: Sinjal i rëndësishëm i vazhdimit të angazhimit të BE ndaj perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor

May 5, 2020


Kryetari i i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Samiti i Ballkanit Perëndimor i 6 majit është një mundësi për të rikonfirmuar angazhimin historik, politik dhe financiar të BE-së për rajonin.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se Samiti është një mundësi për pjesëmarrësit e Ballkanit Perëndimor për të konfirmuar aderimin e tyre ndaj sundimit të ligjit, demokracisë dhe reformave të vazhdueshme.

Sipas Ballës, Deklarata e Samitit të Zagrebit është një sinjal i rëndësishëm i vazhdimit të angazhimit të Bashkimi Europian ndaj perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Si bashkë-Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri 🇪🇺🇦🇱 i bashkohem Deklaratës në emër të Parlamentit Europian nga Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme, raportuesit dhe kryetarët e delegacioneve të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë mirëpresin Samitin e Ballkanit Perëndimor të 6 majit si një mundësi për të rikonfirmuar angazhimin historik, politik dhe financiar të BE-së për rajonin.

E konsiderojmë Samitin si një mundësi për pjesëmarrësit e Ballkanit Perëndimor për të konfirmuar aderimin e tyre ndaj sundimit të ligjit, demokracisë dhe reformave të vazhdueshme.

Deklarata e Samitit të Zagrebit është një sinjal i rëndësishëm i vazhdimit të angazhimit të Bashkimi Europian🇪🇺 ndaj perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Qartazi në Deklaratën e Samitit të Zagrebit theksohet rëndësia e vazhdimësisë së bashkëpunimit të ngushtë edhe në kuadër të masave ndaj pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe pasojave ekonomiko-sociale të krijuara nga kjo pandemi.

Faleminderit Parlamentit Evropian që vazhdon të jetë një përkrahës i palëkundur i procesit të zgjerimit përpara takimit të liderave BE-Ballkan Perëndimor të 6 majit 2020.

Shqipëria është e angazhuar për procesin e zgjerimit dhe do të vazhdojë në rrugën e reformimit. Ne mirëpresim rolin e Parlamenteve si një forcë shtytëse për procesin e zgjerimit. BE qëndron krah për krah me Ballkanin Perëndimor.

https://www.europarl.europa.eu/news/en/press-room/20200430IPR78204/westerns-balkans-summit-must-bring-stepchange-and-strengthen-democracy-say-meps

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments