×
Friday, October 7, 2022

COVID-19/ Kushtet e reja për shqiptarët para udhëtimit për në Turqi

December 26, 2020

Ministria e Jashtme zyrtarizoi vendimin për të gjithë ata që kanë planifikuar të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Turqisë.

Vendimi është marrë, me qëllim kontrollin e numrit të rasteve të COVID-19 dhe në kuadër të masave të reja në Turqi; të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Turqisë në rrugë ajrore (me avion), duke filluar nga data 28/12/2020; dhe nëpërmjet rrugëve tokësore apo detare që nga 30/12/2020, para hyrjes së tyre në vend duhet të jenë të pajisur me rezultatin negativ të testit SARS-CoV-2 PCR të kryerë brenda shtatëdhjetë e dy orëve (72 orë) të fundit.

Ata që nuk kanë një test PCR negativ nuk do të lejohen të hipin në avion për të udhëtuar në Turqi. Pra, për udhëtimin në rrugë ajrore, testi negativ është kusht të paraqitet në momentin e udhëtimit.

Sa i përket udhëtimit në rrugë tokësore apo detare, nëse udhëtarët nuk paraqesin testin negativ tek autoritetet zyrtare gjatë hyrjes në pikat kufitare, është kusht të karantinohen në adresën që do të deklarojnë (shtëpi, hotel, etj). Në rast se nuk kanë një vend për të qëndruar, duhet të karantinohen në vendet që do të përcaktohen nga Drejtoritë e Shëndetit Krahinor. Në fund të 7 ditëve karantinë, do t’u kryehet testi PCR, dhe sipas rezultatit karantina 7-ditore do të përfundojë, ose do të vazhdojë trajtimi i tyre më tej në përputhje me Udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë turke.

Ky rregull do të vazhdojë të zbatohet deri më 1 mars 2021.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments