×
Monday, July 20, 2020

COVID-19, anulohet çmimi “Topi i Artë”

July 20, 2020

Çmimi “Topi i Artë” (Ballon d’Or) që ndahet për futbollistin më të mirë të vitit nuk do të ndahet këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Organizuar nga revista France Football, ngjarja nuk do të mbahet për herë të parë që nga viti 1956 për shkak pandemisë.

Në një deklaratë, revista tha se për shkak të COVID-19, nuk ka kushte të mjaftueshme sikurse vitet e kaluar dhe se kjo pamundëson që lojtarët të mund të vlerësohen né kushte të barabarta dhe të drejta.

Në deklaratë thuhet se është më e përshtatshme që organizimi të anulohet këtë vit për shkak të përgjegjësisë.

Topi i Artë për vitin 2019 iu nda futbollistit argjentinas Lionel Messi, i cili të njëjtin çmimim e ka fituar edhe në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2015, duke u bërë kështu lojtari që e ka fituar më së shumti këtë trofe, me gjithsej gjashtë.

Çmimi ndahet rregullisht që nga viti 1956, ndërsa në vitin 2010 u bashkua me çmimin “Lojtari i Vitit” të ndarë nga FIFA midis viteve 1991-2009, por ky partneritet përfundoi në vitin 2016.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për