×
Sunday, September 8, 2024

Conley: Trump mund të dalë nga spitali që prej ditës së hënë

October 4, 2020


Gjendja shëndetësore e presidentit amerikan, Donald Trump, i prekur nga COVID-19, po vazhdon të përmirësohet dhe mund të dalë nga spitali që prej ditës së hënë, theksuan mjekët.

“Niveli i oksigjenit të presidentit amerikan është ulur dy herë që prej shfaqjes së simptomave, por gjendja e tij është e mirë dhe nuk ka ethe”, deklaroi mjeku personal i Trump, Sean Conley nga spitali ushtarak Walter Reed.

Donald Trump, 74 vjeç, po mjekohet tashmë me deksametazon, një medikament i familjes së kortikosteroideve, i përdorur për trajtimin e rasteve të rënda të koronavirusit, sipas mjekëve.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments