Britania e Madhe duhet të zgjasë periudhën e tranzicionit të Brexit
Britania e Madhe duhet të zgjasë periudhën e tranzicionit të Brexit, ishte titulli i editorialit të botuar sot në gazetën ”Financial Times”.
“Edhe para pandemisë qëllimi e një marrëveshje të re tregtare këtë vit dukej ambicioz’’, shkruan gazeta britanike.
”Por, ekziston një arsye më urgjente për kryeministrin Boris Johnson”, sipas FT, e cila thekson se zgjatja e periudhës kalimtare duhet të dakordësohet mes Britanisë së Madhe dhe BE deri në fund të qershorit.
”Vendimi i mosanëtarësimit në një bashkim doganor dhe refuzimi i anëtarësimit në standardet e zakonshme të zbatueshme ligjërisht do të rezultojnë në kosto të reja për bizneset në Britaninë e Madhe, kur shumë prej këtyre të fundit tashmë po përpiqen të mbijetojnë në urgjencën e koronavirusit”, shton FT.
FT thekson se “Britania e Madhe po shkon drejt një konfrontimi të ri me Brukselin për Brexit për shkak të kontrolleve në kufirin midis Irlandës së Veriore dhe Irlandës”.
Eunews.al