×
Wednesday, September 11, 2024

Britania dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane në Irak

January 9, 2020


Britania e Madhe ka dënuar sulmet raketore balistike iraniane mbi bazat ushtarake të SHBA-ve në Irak.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i përshkroi sulmet si “të pamatura dhe të rrezikshme” dhe bëri thirrje për “zbutje urgjente të tensioneve” në krizën midis SHBA-ve dhe Iranit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë seancës javore, Johnson bëri të ditur se asnjë nga stafi britanik nuk u lëndua gjatë sulmeve të mbrëmshme iraniane.

Ai tha se Britania po bën “gjithçka të mundshme” për të mbrojtur interesat e saj në rajon.

Johnson tha se gjenerali iranian Qasem Soleimani, i cili u vra në një sulm amerikan me dron në Bagdad javën e kaluar, ishte i përfshirë në akte të ndryshme, duke përfshirë armatimin e Huthive dhe Hezbollahut dhe mbështetjen e regjimit të Asadit në Siri, si dhe sulme të orkestruara ndaj trupave britanike.

Soleimani kishte “gjak të trupave britanike në duart e tij”, shtoi kryeministri britanik.

Udhëheqësi i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, e pyeti Jonson për pikëpamjen e tij mbi “ligjshmërinë e vrasjes së ndokujt në një territor të huaj” dhe tha se akti amerikan i vrasjes së Soleimanit “duhet të dënohej si i tillë” nga qeveria britanike.

Johnson tha se “çështja e ligjshmërisë parasheh se Britania nuk mund të bëjë një vlerësim të tillë pasi operacioni nuk ishte i yni”.

“Shumica e njerëzve të arsyeshëm do të pranonin që SHBA ka të drejtë të mbrojë bazat dhe personelin e saj”, shtoi ai.

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) lëshuan dhjetëra raketa balistike kundër forcave ushtarake amerikane dhe forcave të koalicionit në Irak.

Raketat që u lëshuan nga Irani kishin shënjestruan të paktën dy baza ushtarake të SHBA-ve në Irak, ku janë vendosur trupat amerikane dhe të koalicionit, në përgjigje të vrasjes së gjeneralit iranian Soleimani.
AA

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments