×
Saturday, April 19, 2025

Bosnja dhe Hercegovina shtyn zgjedhjet lokale

May 23, 2020


Zyrtarët në Bosnjë dhe Hercegovinë njoftuan sot se do të shtyjnë zgjedhjet lokale, që ishin paraparë të mbaheshin më 4 tetor, për shkak të krizës buxhetore nëpër të cilën po kalon vendi.

Qeveria ende nuk ka miratuar buxhetin për vitin 2020 dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se nuk mund të nisë përgatitjen për zgjedhje, pasi qeveria nuk ndau paratë për një gjë të tillë, pavarësisht se afati i fundit për këtë gjë ishte më 22 maj.

“Zgjedhjet nuk mund të mbahen sipas Ligjit për zgjedhje dhe ato do të shtyhen deri më 15 nëntor”, tha Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një deklarate.

Pothuajse 3,4 milionë qytetarë kanë të drejtë të zgjedhin këshillat komunale dhe kryetarët e komunave në dy rajonet autonome të vendit – në Federatën Bosnjako-Kroate dhe në Republikën Serbe – dhe në qarkun neutral, Brsko.

Organizimi i zgjedhjeve në Bosnjë e Hercegovinë vlerësohet se kushton 4,5 milionë euro. Gjysmën e kësaj shume e ndanë qeveria qendrore dhe gjysmën tjetër qeveritë lokale.

Qeveria e Bosnje dhe Hercegovinës është duke bërë ndryshimet e fundit në Ligjin për buxhet. Qeveria shpreson që buxheti do të miratohet – ku në të përfshihen edhe paratë për zgjedhje – deri në fund të majit. Më pas, buxheti duhet të miratohet edhe nga Presidenca.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments