Bordi i Transparencës ndryshon çmimet për naftën, benzinën dhe gazin

21 Jul 2022 13:30
Shpërndaje:

Bordi i Transparencës, uli sot me 6 lekë për litër çmimin e naftës, duke e çuar në 232 lekë litrin nga 238 lekë.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 216 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Sipas Bordit, çmimet e caktuara do të hynë në fuqi sot ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Reklamë Ola

MFE tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Sipas MFE-së në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Reklamë InterMedika

Eunews.al